Yacine Adli nuk po bind në Milano, kuqezinjtë gati ta largojnë në huazim

by admin
Spread the love

Mesfushori francez Yacine Adli u bashkua me Milanin në merkaton e verës por megjithatë ai nuk i ka treguar cilësitë e tij në Milano. Në sezonin e kaluar tek francezët e Bordeaux, ai ishte një nga protagonistët e skuadrës duke shënuar një herë dhe asistuar 8 herë.

Siç raporton dhe prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, Milan është i gatshëm ta largojë 22-vjeçarin në huazim që në merkaton e janarit. Adli është disi i frikësuar i cili ka pasur shanset e pakëta tek Milani duke pasur konkurrencën e fortë me Diaz dhe De Ketelaere. Megjithatë ai vetë mund të mirëpresë një largim të përkohshëm në përpjekje për të gjetur formën e mirë.

Në këtë sezon me Milanin, Adli ka luajtur vetëm 114 minuta në katër paraqitje në Serie A. Kuqezinjtë e nënshkruan francezin vitin e kaluar, dhe e lanë në huazim tek Bordeaux për pjesën e mbetur të sezonit. /oversport.tv

You may also like