Xiaomi do të zëvëndësojë MIUI me MiOS

by admin
Spread the love

Xiaomi dhe ndërfaqja e tij MIUI Android kanë qenë i pranishëm që nga viti 2010. MIUI tani krenohet me një bazë globale prej mbi 564 milionë përdorues aktivë mujorë dhe versioni më i fundit i prezantuar është është MIUI 14, në dhjetor të vitit të kaluar.

Duket se Xiaomi po kërkon një ndryshim në versionin e ardhshëm të ndërfaqes së saj të personalizuar pasi informatori i besueshëm Digital Chat Station është i bindur se Xiaomi do të zëvendësojë MIUI me një MiOS krejtësisht të ri.

Mbetet për t’u parë nëse MiOS do të jetë thjesht një ndërfaqe tjetër e mbivendosur e Android si MIUI ose nëse Xiaomi po zhvillon në të vërtetë një sistem të ri operativ celular. Thashethemet e mëparshme sugjerojnë se Xiaomi po kërkon të ndjekë hapat e Huawei duke lançuar sistemin e tij operativ të bazuar në Android Open Source Project (AOSP), i cili do të jetë i disponueshëm në telefonat inteligjentë, tabletët, waerables dhe madje edhe automjetet elektrike të Xiaomi.

Xiaomi tashmë ka siguruar të drejtat e emrit MiOS dhe domenin mios.cn në Kinë dhe ka pasur disa raportime për një version beta për zhvilluesit të MiOS që qarkullon në mediat kineze.

You may also like