Xhixha: Shpresoj të fitoj çmimin edhe muajin tjetër! Xhihani: Surpriza të tjera në Oversport

by admin
Spread the love

Redon Xhixha është përzgjedhur si lojtari i muajit tetor nga “Oversport”. Sulmuesi i Tiranës bëri një nisje fantastike të këtij muaji, teksa vulosi i vetëm derbin e kryeqytetit duke shënuar 2 gola shumë të bukur dhe spektakolarë.

Edhe në ndeshjen pasardhëse, 24 vjeçari realizoi 3 gola kundër Laçit, pavarësisht se bardheblutë nuk arritën dot ta fitonin ndeshjen.

Sulmuesi bardheblu ka marrë çmimin në prag të sfidës kundër Vllaznisë: “E vlerësoj shumë këtë çmim. Është një kënaqësi, sepse do të thotë që kam bërë mirë muajin që kalova dhe uroj që ta fitoj këtë çmim simbolik edhe muajin tjetër, tha Xhixha.

Çmimi iu dha sulmuesit të Tiranës nga Drejtori i Oversport, Alban Xhihani: Xhixha urime për gjithë kontributin që ke bërë gjatë muajit tetor. Të uroj të fitosh sa më shumë çmime si ky. Është skuadra e Oversport, Andi Lila, Gentian Mezani, Ledio Pano dhe Gentian Muça ata që analizojnë lojtarët dhe vendosin se kush do të jetë lojtari i muajit. Oversport do të bëjë një ceremoni madhështore për lojtarin e vitit, trajnerin e vitit dhe formacionin e vitit. Po punojmë që në fund të sezonit të ndajmë këto çmime”, tha Xhihani. / Oversport.tv

You may also like