​Xhiroja e dytë në pingpong, fitojnë favoritët Lidhja e Prizrenit e Priping

by admin
Spread the love

Sot në Ferizaj u zhvilluan dy xhirot e para të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve favoritët Lidhja e Prizrenit dhe Priping vazhduan me fitore, po ashtu edhe Liria e cila arriti të sigurojë dy fitore shumë të rëndësishme, ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 4-3 si dhe ndaj Dardanisë 4-2.

Në kategorinë e femrave favoritët Drita F dhe Ahmet Hoxha F vazhduan serinë e fitoreve për ta bërë interesante garën për titullin e kampionit.

Po ashtu Prishtina F dhe Ahmet Hoxha MK shënuan nga dy fitore të rëndësishme.

Vlen të përmendet ndeshja Ahmet Hoxha MK – Vushtrria F, në kategorinë e femrave, e cila përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të ekipit nga Ferizaj.

You may also like