Xhiroja e 23’të në Superligën e Kosovës/ Prishtina udhëton në Klinë – Malisheva përballet kundër vendit të fundit

by admin
Spread the love

Xhiroja e 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll starton sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, ku Dukagjini pret Prishtinën.

Është një ndeshje fantastike dhe shumë e rëndësishme për dy skuadrat që ndodhen në pozita jo të mira në tabelë.

Pas 22 ndeshjeve Dukagjini zë vendin e parafundit në tabelë me 21 pikë, derisa Prishtina është e gjashta në tabelë me pesë pikë më shumë.

Vendasit synojnë fitoren e madhe, pasi në këtë mënyrë do t’i largoheshin zonës së kuqe tabelare, derisa Prishtina që ka pasur probleme kohëve të fundit synon që të dalë e pamposhtur nga ky takim.https://zeri.info/inarticle.html

Sfidë tjetër që është në program për tu zhvilluar sot është ajo mes Malishevës dhe Feronikelit.

Vendasit janë favorit absolut për ta fituar këtë takim, pasi dihet tanimë gjendja e Feronikelit që po luan me futbollistë të rinj.

Të dyja sfidat e ditës së sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

You may also like