Xhavit Kajtazi: Pa asnjë minutë loje, hop – trajner, pa asnjë gram përvoje hop – trajner i skuadrës madje edhe i kombëtareve!

by admin
Spread the love

Kosova ka vite që po përballet me çudira! Në shtetin e Kosovë ka vite që po anashkalohen emrat e mëdhenj, po anashkalohen sportistët me një bagazh të madh dhe pothuajse në secilin sport po angazhohen individ edhe pa fije përvoje apo bagazhi sportivë! 

Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i klubit të volejbollit Prishtina Volley, ka shpreh shqetësimet e tij me situatën që po ballafaqohet sporti ynë! 

“Ka shumë shembuj të personazheve që flasin për rolin dhe rëndësinë që ka përvoja edhe në sport. 

Me dy-tri fjalë, përvoja edhe në sport fitohet… Nuk ta falë, as nuk ta dhuron askush.

Përvoja, pra, edhe në sport nuk ka asnjë mundësi që të blihet. Po të ishte kështu, vaj halli edhe për sportin!

Por, është një fenomen që po ndodh prej vitesh në sportin e Kosovës. 

Nuk po e do askush prej te ashtuquajturve ekspertë, që e kane gojën plot profesionalizëm e nuk e dijnë as tabelën e shumëzimit, as sa shkronja i ka alfabeti i gjuhës shqipe. Po i hanë numrat, po i hanë edhe shkronjat!

Kështu siç po sillemi ndaj përvojës edhe në sport, është rrezik që të na mbesin në fyt edhe numrat, edhe shkronjat!

Pa asnjë minutë loje, hop – trajner, pa asnjë gram përvoje hop- trajner i skuadrës, madje edhe i kombëtareve. 
Gjithnjë në dëm të përvojës.

Pra, edhe njëherë: Përvoja, fatmirësisht është shumë kryeneqe. Nuk blihet me para. Përvoja, për fat të mirë, fitohet.
Ndërkohë, ne e harrojmë, e injorojmë, e përbuzim e zhvlerësojmë. Shkurt, nuk e duam!

E, për ju që po ia bëni njëmijë përbuzje, e po e mohoni ku është e ku s’është, një ditë do t’u hakmerret, sepse mohimi i saj është kundeëprofesionizëm… Nuk u duhen paratë edhe nëse ato i keni me bollëk, sepse nuk blihet përvoja me lekë. Ajo, thjeshtë, fitohet”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facbeook.

You may also like