Xhaka reagon për rastin e 11-vjeçares: Jam i tronditur

by admin
Spread the love

Futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka ka reaguar për rastin e vajzës 11-vjeçare nga Prishtina, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.

Xhaka shprehet i tronditur, derisa tha se pret që organet e drejtësisë ta bëjnë detyrën e tyre.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi Xhaka.

Ky rast ka shokuar të gjithë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Në kundërshtim të abuzimit me gratë dhe fëmijët gjatë së mërkurës u protestua në këto tri vende.

Pesë personat e dyshuar janë arrestuar nga policia derisa ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lidhur me rastin u tha se dorëheqje nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka dhënë Samedin Mehmeti.

E po ashtu edhe Ali Gashi, nga pozita e drejtorit të Burgut për të Mitur.

Të dy thanë se këtë veprim e kanë bërë si akt moral.

You may also like