Xhaferi pas takimit me Konjufcën: Mbështesim marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, të pranueshme për dy palët

by admin
Spread the love

Kreu i Kuvendit , Talat Xhaferi në konferencën e përbashkët me homologun nga Kosova, Glauk konjifca theksoi se vendi ynë mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe multilaterale.

“Republika e Maqedonisë së Veriut jep përkrahje të fuqishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe e përshëndesim vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për ti dhënë mandat Këshillit Evropian të negociojë në procesin e liberalizimit për Kosovën. Kemi qëndrim afirmativ për aderimin dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe organizatat multilaterale, sepse konsiderojmë se ato forume janë vendet e vetme dhe më të përshtatshme ku mund të kontribuohet në zhvillimin e rajonit dhe ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, tha mes tjerash Xhaferi.

Xhaferi komentoi edhe bisedimet Kosovë-Serbi, ku tha se mbështesin arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd, qëndrimi ynë është i njëjtë si edhe më parë, mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Natyrisht, marrëveshja e arritur për targat e regjistrimit me ndërmjetësimin e BE-së është akt i cili ndikon në uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, është shenjë pozitive dhe nxitje për vazhdimin e negociatave deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Në kontekst të bashkëpunimit ekonomik si nxitës plotësues i avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, e mbështesim plotësisht”, tha mes tjerash Xhaferi.

You may also like