Xhaferi në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës në Dublin

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet në Dublin të Republikës së Irlandës. Në përbërjen e Delegacionit janë edhe deputeti Nikolla Micevski dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit informuan se fokusi i Konferencës është në tri tema: Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruksionin e Ukrainës; Sfidat e demokracisë përfaqësuese në kohë të paqëndrueshme dhe Barazia dhe diversiteti në përfaqësimin publik – pjesëmarrja e të rinjve, grave dhe grupeve etnike dhe sociale si deputetë. Kryetari i Kuvendit do të mbajë fjalim me temën: “Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruksionin e Ukrainës”, ndërsa në margjinat e Konferencës do të zhvillojë takime bilaterale me një pjesë të homologëve të tij.

Konferenca e parë e folësve evropianë u mbajt në vitin 1975 dhe mbahet çdo dy vjet, në mënyrë alternative në Strasburg dhe në kryeqytetin e një vendi anëtar të Këshillit të Evropës. Rreth 350 pjesëmarrës pritet të takohen në samitin parlamentar nën organizimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Para fillimit zyrtar të Konferencës, kryetaret e parlamenteve do të kenë mëngjes pune dhe do të zhvillohet debati me temën “Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet me dhunë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur”, si dhe takimi i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve pjesëmarrëse.

MARKETING




You may also like