Xhaferi hedh poshtë kërkesën e Apasievit për referendum

by admin
Spread the love




Kryeparlamentari Talat Xhaferi e hodhi poshtë nisëm për referendum të partisë opozitare “E Majta”. Sipas Xhaferit,  kërkesa e iniciatvës për referendum nga  ana e partisë opozitare nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores, nga neni 135. Ndërsa, pyetja e parashtruar është e papërshtatshme për arsye se konkluzionet nuk janë akt i përgjithshëm juridik, ligj apo kushtetutë. Kryetari i Kuvendit kërkoi nga partia “E Majta” që kërkesën ta harmonizojë me dispozitat e Rregullores me nenin 136. Nëse propozuesi nuk e plotëson propozim ligjin brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga kërkesa e Kryetarit të Kuvendit, atëherë konsiderohet se propozim ligji nuk është parashtruar. Kujtojmë se  ditë më parë partia “E Majta”  dorëzoi nismë për referendum me pyetjen: A jeni për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut 2022?. Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like