Xhaçka: Qëndresa dhe rënia e Adem Jasharit u kthyen në simbol të luftës për liri

by admin
Spread the love

Ministrja e Shqipërisë për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar rëniën e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij 25 vjet më parë, shkruan Klankosova.tv.

“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri.

Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Xhaçka në Facebook. /Klankosova.tv/

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like