Xavi mbetet në krye të Barcelonës deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Xavi Hernandez do të mbetet në krye të klubit deri kur i skadon kontrata, në qershor të vitit 2025.

Ai ndryshoi mendje edhe pse në janar të këtij viti kishte deklaruar se ky do të ishte edicioni i tij fundit si trajner i Barcelonës.

44-vjeçari vendosi ta respektoj kontratën e tij deri në fund pas takimit që e pati me presidentin e klubit, Joan Laporta.

“E di se kemi dhënë disa deklarata në mes të edicionit, por kemi lajm të mirë dhe Xavi do të qëndrojë me ne. Ai më ka bindur me entuziazmin dhe besimin që e ka në projektin e tij”, ka thënë Laporta.

Xavi e mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021, pasi u largua nga Al Sadd i Katarit dhe në edicionin e tij e parë e fitoi La Ligan.

Në edicionin aktual, Xavi ka 11 pikë më pak se Real Madridi, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të garës. Barcelona u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Paris Saint-Germaini.

You may also like