Xavi: Është një ndeshje e rëndësishme

by admin
Spread the love

Pasditen e sotme, pas seancës në “Ciudad Deportiva”, Xavi Hernández doli në konferencën për shtyp, ku bëri prognozën e ndeshjes së nesërme kundër Atlético Madrid në stadiumin olimpik. Trajneri katalanas ka përjashtuar praninë e Ter Stegenit në këtë supersfidë, ende i dëmtuar, ndërsa lavdëroi Joao Félix dhe gjithashtu… Diego Simeonen!

Ndeshja – “Është një ndeshje e rëndësishme, në lojë janë tri pikë të tjera, të cilat vlejnë shumë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. Atlético Madridi është në formë të shkëlqyer. Ne kemi nevojë për tifozët, është e rëndësishme që ata të vijnë në ‘Montjuïc’.

Duhet ta dominojmë lojën, të kemi qarkullim të lartë, të sulmojmë hapësirat në fushë. Atletico Madridi mbrohet mirë me bllok të ulët, është kundërshtar agresiv.

Do të jetë e vështirë, por i kemi mundësitë për një lojë të shkëlqyer dhe rezultative”.

You may also like