Wolves mposht Unitedin, merr fitoren e parë në ‘Old Trafford’ që nga viti 1980

by admin
Spread the love

“Djajtë e Kuq” ishin nikoqir të Wolverhampton Wanderers, në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League, ku këta të fundit triumfuan me rezultat minimal 1-0, shkruan Insporti.

Golin e vetëmm e shënoi Joao Moutinho, i cili qëlloi me një goditje brilante pas një topi nga Nemanja Matic.

GOLI

Mysafirët kompletuan 15 gjuajtje në portën e United vetëm gjatë 45 minutave të para të ndeshjes.

Po ashtu, ata shtynë skuadrën e Rangnick të mos bëjnë as një tentim në 40 minuta rresht.

Wolverhampton mori sonte fitoren e parë në Old Trafford, që nga viti 1980.

Me këtë fitore, Wolves ngritën në pozitën e tetë, me 28 pikë të grumbulluara, 3 më pak sesa Manchester United që mbanë pozitën e shtatë (31 pikë).

You may also like