Wolves mposht Evertonin – Insporti

by admin
Spread the love

Wolverhampton është  skuadra e momentit në Premier League.

Në sfidën që mbylli javën e 10 të kampionatit anglez, Wolves mposhti 2-1 Evertonin e Rafa Benitez në Molineux Stadium duke parakaluar pikërisht këta të fundit në renditje. K

jo ishte fitorja e 4-t për Wolves në 5 ndeshjet e fundit, në të cilat ujqërit kanë grumbulluar 13 pikë një më shumë edhe se Chelsea kryesues.

Kilman dhe Rual Jimenez shënuan dy herë për Wolves në harkun e 4 minutave nga 28 në të 32-ën, duke i çuar vendasit në pushim në avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë goli i nigerianit Iwobi vetëm sa rihapi sfidën por nuk solli asgjë më shumë.

Kjo ishte humbja e 2-të rresht dhe e 3-ta në 5 ndeshjet e fundit për skuadrën e Benitez që zbriti në vendin e 10 me 14 pikë.

You may also like