Will Smith, a e dëgjove cfarë ka thënë Putini për gruan tënde?

by admin
Spread the love

Para disa ditësh u organizua nata e madhe e ndarjes së çmimeve të “Oscars 2022”.

Në mesin e fituesve ishte edhe aktori i njohur botërisht, Will Smith, i cili fitoi çmimin e aktorit më të mirë pas 30 vitesh karrier.

Pjesë e eventit ishte edhe komediani, Chirs Rock, si gjithmonë edhe këtë herë argëtoi publikun me shakat e tij.

Në mesin e shakave në një moment ai përmend gruan e aktorit, Smith, e cila vuan nga një sëmundje prej vitesh e që tanimë ajo është tullace shkaku i sëmundjes.

Përmendja e bashkëshortes në shakan e komedianit të njohur, aktorin e preku i cili u zgjua dhe shkoi në skenë ku i jep një goditje të fortë në fytyrë.

Këtë veprim të aktorit disa e vlerësuan e disa ende ndihen të shokuar.

Por, tanimë kanë filluar edhe memet me momentin e goditjes.

Një nga to që ka rënë në sy ka qenë një shembull ku kinse presidenti Wolodymyr Zelensky po e telefonon aktorin, Smith dhe i thotë : A dëgjove çfarë ka thënë Wladimir Putin për gruan tënde?

Në kuptimin që kinse Putin ka folur diçka për partneren e aktorit dhe bë këtë rast të shkoj e ta sulmoj.


You may also like