Wijnaldum bën tifozët të ëndërrojnë, Roma prezanton goditjen e radhës

by admin
Spread the love

Georginio Wijnaldum është zyrtarisht një lojtar i Romës. Mëngjesin e sotëm holandezi kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas firmosi kontratën me klubin verdhekuq.

Mesfushori vjen në huazim për një sezon nga Paris Saint-Germain me të drejtë blerjeje për tetë milionë euro.

Roma ka bërë një merkato shumë të mirë këtë verë, duke afruar në skuadër emra të njohur si Dybala, Matic, Svilar dhe Celik. Ndërkohë që drejtuesit e klubit po punojnë për të sjellë nën urdhrat e Mourinhos edhe Andrea Belottin. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like