West Ham United dhe Frankfurt kualifikohen pas vazhdimeve – këto janë tetë skuadrat çerekfinalsite në Evropa Ligë

by admin
Spread the love

West Ham United dhe Eintracht Frankfurt kalojnë në çerekfinale të Europa Ligës.

West Ham United kaloi në çerekfinale të Europa Ligës pasi mposhti 2-1 Sevillan.

U desh qe ndeshja të shkonte në vazhdime për të parë se cili ekip kalon tutje në çerekfinale.

Ndeshja e parë u mbyll me një fitore minimale të Sevillas 1:0.

Ndeshja e dytë ishte më e mira për West Ham United në çdo aspekt të lojës. Ata kishin kontrollin e ndeshjes, rastet dhe arritën të kalojnë tutje.

Soucek shënoi fillimisht në minutën e 39-të të takimit për të kaluar në epërsi skuadrën angleze.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të West Hamit. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për skuadrën nga Premier Liga por nuk arritën të realizonin.

Ndeshja shkoi në kohë shtesë, pasi u mbyll 1:1 pas dy ndeshjeve.

Ishte minuta e 112-të e ndeshjes kur West Ham United kaloi në avantazh me anë të Yarmlonenko.

Kështu skuadra nga Anglia kaloi në çerekfinale të Europa Ligës.

Frankfurt gjithashtu kalojnë në çerekfinale pasi mposhtën Real Betisin 3:2 rezultati i dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:1 në favor të skuadrës gjermane.

Kur Frankfurt po shkonte drejt çerekfinaleve, Real Betisi arriti të shënonte për 1:0 në minutat shtesë për ta çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Ndeshjen më të mirë e luajti skuadra spanjolle, por nuk arriti të konkretizonte rastet e tyre.

Ishte minuta e 120-të e ndeshjes kur Hinteregger shënoi për kualifikimin e mëtejshëm të Frankfurtit.

Këto janë skuadrat çerekfinaliste:

You may also like