Webster sot do të prezantohet te Shkëndija

by admin
Spread the love

Ronaldo Webster do të jetë përforcimi i radhës te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi nga Xhamajka, i cili gjatë sezonit vjeshtor luajti për Bregallnicën e Shtipit, do të prezantohet gjatë ditës së sotme (e mërkurë) me fanellën e Shkëndijës.

Burimet tona nga Tetova thonë se fotot dhe videot e prezantimit janë bërë më herët dhe tani faqja e klubit pritet që t’i prezantojë.

Klubet në fjalë ishin marrë vesh disa ditë më parë dhe vetëm pritej dëmshpërblimi, kushtet e Websterit dhe promovimi i tij.

Webster, 22-vjecar, te Bregallnica kishte ardhur verën e kaluar dhe ka pasur një gjysmësezon shumë të mirë.

Dje Shkëndija promovoi Fiton Ademin, i cili erdhi nga Besa e Dobërdollit, fëmijë e Akademisë së kuqezinjve, ndërsa më herët u promovuan Vane Kërstevsk e Stefan Kocev.

Shkëndija më 25 janar do të luaj miqësoren e planifikuar me Skopjen, kurse më pas do të udhëtoj për në përgatitje në Antalia të Turqisë.

You may also like