”Washington Post”: Kievi mund të marrë armë në më pak se një javë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 21 prill /ATSH/ – Pentagoni është gati të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë pasi Senati të votojë paketën e cila më pas do të nënshkruhet nga Biden, kështu që do të duhet më pak se një javë që disa armë të arrijnë në fushën e betejës, shkruan Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Departamenti i Mbrojtjes, i cili kishte paralajmëruar se Ukraina gradualisht do t’i nënshtrohej forcave ruse dhe do të përballej me humbje masive pa veprime urgjente në Kapitol Hill, filloi të përgatisë një paketë ndihme shumë përpara votimeve në një përpjekje për të përshpejtuar procesin.

Pas muajsh ngecjeje, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi sot një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, me mbështetjen dypartiake.

Miratimi i nevojshëm nga Senati, është ende në pritje, por konsiderohet i sigurt.

Projektligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, në të cilën republikanët kanë një shumicë të vogël, me një votim 311 pro dhe 112.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like