Wagner po shkon drejt kryeqytetit rus/ Kryebashkiaku i Moskës thirrje qytetarëve: Kufizoni lëvizjet

by admin
Spread the love

Trupat Wagner kanë lëvizur drejt veriut të Rusisë, në drejtim të Moskës.

Më herët këtë pasdite, guvernatori i rajonit të Lipetsk, në jug të Moskës, konfirmoi se Wagner po kalonte rajonin, me video që tregon një autokolonë që shkonte drejt veriut.

Autoritetet ruse janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagner do të arrijnë në Moskë së shpejti.

Pak më parë, një video e postuar në Telegram dhe e verifikuar nga BBC tregonte kamionë duke bllokuar një urë 97 km (60 milje) nga periferia e Moskës.

Wagner drejt veriut të Rusisë

Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar gjithashtu nisjen e një “operacioni anti terrorist” në qytetin e Moskës, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.

Kryebashkiaku i Moskës  u ka kërkuar njerëzve që të kufizojnë lëvizjet e tyre nëpër kryeqytet.

Më herët gjatë ditës, jeta po vazhdonte normalisht në Rusi, edhe pse me prani të madhe sigurie dhe me postblloqe të vendosura për të kontrolluar automjetet. Gjithashtu janë mbyllur edhe disa ura.