Vukiçeviç nuk ka më alibi, Laçi më i plotë se kurrë në prag të sfidës ndaj Teutës

by admin
Spread the love

Laçi do të nisë fazën e dytë me pikësynimin për të lënë sa më shpejt zonën e fundit të tabelës. Pesë humbje janë shumë për një fazë ndaj te kurbinasit, presin që këtë raund të dytë të ndeshjeve të rikuperojnë sa më shumë pikë. Lajmi i mirë për skuadrën kurbinase nuk është vetëm seria me dy barazime ndaj Tiranës dhe Vllaznisë,. E pasuar nga fitorja me Kastriotin, por mbi të gjitha organika. Trajneri Dejan Vukicevic, si asnjëherë tjetër, për sfidën ndaj Teutës do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët.

Vasil Shkurtaj është prej disa javësh në ritëm të plotë dhe si një alternativë cilësore në dispozicion të trajnerit. Alla gjithashtu ka lënë pas dëmtimin dhe Turkaj është rikthyer pas grumbullimit dhe debutimit me Kombëtaren.

Këtë fundjavë, kurbinasit janë të plotë ndaj edhe kërkesa do të jetë maksimale, megjithëse do të jetë përballë një skuadër me shumë uri dhe nevojë për pikë, si Teuta. / Oversport.tv

You may also like