Vukiçeviç: Kemi probleme, do të flas me presidentin për të ardhmen

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” pas humbjes përballë Erzenit, e katërta radhazi për skuadrën kurbinase në kampionat.

“Është humbja e katërt radhazi me rezultatin 1-0. Mund të jemi ekipi i vetëm në Europë që pësojmë këto disfata. Kemi lojtarë të dëmtuar, kemi disa probleme në ekip. Të shpresojmë që gjatë pushimit të rikuperojmë disa lojtarë.

Humbja me penallti në minutën e fundit shtesë të djeg, por i tillë është futbolli. Kam folur me presidentin, kemi një komunikim të mirë.

Por do të diskutojmë sërish që të gjejmë një zgjidhje për të ndihmuar skuadrën që të dalë nga kjo situatë e vështirë. E tillë është puna e trajnerit, që gjykohet nga rezultatet”, ka thënë mes të tjerash Vukiçeviç. / Oversport.tv

You may also like