Vukiçeviç: Dominuam, nuk jemi të kënaqur me një pikë! Jam i qetë për të ardhmen time

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 përballë Vllaznisë.

“Ekipi ka luajtur një lojë shumë të mirë në këtë ndeshje. Kemi bërë një gol dhe kemi sulmuar shumë mirë në shumë raste. Por, nuk kemi qenë të përqendruar deri në pasimin e fundit. Jam i kënaqur se si ekipi ka luajtur dhe ka dëshiruar. Mund të them që lojtarët që kanë hyrë nga stoli s’e kanë bërë punën e tyre shumë mirë. Në 10, 15 minutat e fundit kemi pasur probleme. Unë mendoj se e kemi kontrolluar këtë ndeshje. Kemi provuar shumë herë nga jashtë zone për të shënuar. Por, në fund kemi marrë vetëm 1 pikë. Edhe me këtë pikë s’jemi të kënaqur.

E ardhmja? Unë nuk kam asnjë problem këtu. Situata ime është shumë në rregull. Thjesht presim pikët e duhura për ndeshjet e tjera. S’mund të them që jam i qetë. Do doja të rrija këtu shumë vite. Por nëse rezultatet nuk më mbështesin, unë e di shumë mirë se si është kjo punë.

Jemi të varur Mazrekaj. Shumë ekipe të mëdha, mbështeten te lojtarët e mëdhenj. Mazrekaj është shumë i rëndësishëm për të pasur në fushë”, tha Vukiçeviç. / Oversport.tv

You may also like