Vuçiq: Me siguri dikush tjetër qëndron pas “bllokadës bullgare” ndaj Shkupit

by admin
Spread the love




Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq personalisht beson se dikush tjetër fshihet pas refuzimit të Bullgarisë për dhënien e datës për nisjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Nëse më pyesni nëse personalisht mendoj se ka dikush tjetër pas një qëndrimi të tillë, mendoj se ka. Por nuk më takon mua të flas për këtë, ndaj lërini të tjerët të flasin për këtë”, ka thënë Vuçiq, duke kometuar refuzimin e përsëritur të Sofjes për të lejuar rrugëtimin europian të Shkupit.

“Gjithmonë e lehtë të gjesh një vend tjetër që do të thotë nuk dua”, ka thënë Vuçiq, i cili së fundi ka marrë pjesë në takimin e organizuar në Tiranë me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev.


You may also like