Vuçiq mbërrin nën masa të forta sigurie në Tiranë dhe shkon direkt drejt Elbasanit

by admin
Spread the love

Ka vetëm pak minuta që kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fish City në Elbasan për të mikpritur kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Me të mbërritur në Tiranë, presidenti Serbisë Aleksandar Vuçiç bashkë me delegacionin që e shoqëron nga aeroporti i Rinasit ka udhëtuar direkt për në Elbasan.

Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit.

Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në agjendë.

Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Open Balkan.

Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do ti gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.

Këto janë pikat që do të bisedohen:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të Open Balkan do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç rreth orës 13:00 të së martës.

You may also like