Vuçiq i zhgënjyer me partinë që drejton, ofron dorëheqjen për të kandiduar për kryeministër

by admin
Spread the love

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar dorëheqjen e mundshme meqë sipas tij, do të ishte më mirë opozita, sesa interesat partiake dhe private ta drejtojnë Serbinë.

”Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem para shantazheve – as nga Perëndimi, as nga SPS, as nga të djathtët e rremë”, citohet të ketë deklaruar, Vuçiq, përcjell klankosova.tv.

Siç shkruan portali Pink, zgjedhjet do të mbahen në shtator të këtij viti, dhe Vuçiq do të jetë kandidat për kryeministër, thuhet se është konfirmuar për këtë portal nga kreu i SNS-së.

”Jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve, të cilët ishin diku në mes, duke dashur të kënaqnin të gjithë”, dyshohet se kanë thënë burime të SNS për mediat.

Presidenti i Serbisë deklaroi gjithashtu, shkruajnë ata, se ”është ngopur me njerëz të korruptuar që duan të pasurohen në kurriz të partisë, duke iu referuar shpesh atij në punët e tyre të turbullta dhe sa herë që u është dashur të luftojnë për vendin dhe popullin, ata u tërhoqën të parët”.

 

You may also like