Vuçiq dhe Abazoviq arrijnë në Ohër për samitin e “Open Balkan”

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë arritur në Ohër për të marrë pjesë në samitin e “Open Balkan”.

Ndërkohë, atyre pritet t’iu bashkohet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Samiti i “Open Balkan” – ku do të marrin pjesë Maqedonia e Veriut si nikoqire, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, do të mbahet sot dhe nesër, njofton Klankosova.tv.

Kjo është herë e parë ku në një takim të “Open Balkan” po merr pjesë përfaqësuesi i Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq, pasi deri tani ky vend e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë rajonale.

Por, është Kosova që s’ka ndryshuar qëndrim dhe vazhdon ta kundërshtojë këtë nismë rajonale. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, e ka refuzuar ftesën e homologut të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Është edhe vendi tjetër i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, Bosnja e Hercegovina, e cila nuk merr pjesë në këtë iniciativë rajonale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë nismëtarët e kësaj nisme rajonale, e cila ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

You may also like