Vuçiç, mesazh bashkëjetese duke cituar Kur’anin – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte në Novi Pazar, ose ndryshe Sanxhak, një rajon musliman, ku mori pjesë në hapjen e një rruge të rikonstruktuar.

Në një përprekje për të përcjellë vëllazëri serbo-boshnjake, ai iu drejtua turmës duke cituar Kur’anin.

“Zgjodha suren El-Bekare, e cila përmban ajetin: ‘O besimtarë, jetoni në paqe të gjithë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit, ai është me të vërtetë armiku juaj i hapur’”, tha Vuçiç.

 “Ne i perceptojmë boshnjakët si motra dhe vëllezër, dhe jo si një trup të huaj kundër të cilit duhet të luftojmë”, tha kreu i shtetit serb. /tesheshi.com/

You may also like