Vuçiç merr përgjigjen “që priste” nga KFOR – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se KFOR-i ka refuzuar kërkesën serbe për dërgimin e ushtrisë në Kosovë.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244.

Megjithatë, ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata bënë një gabim tjetër”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka shtuar se kanë shkruar se “po vëzhgojnë me kujdes se çfarë po ndodh në veri”, edhe pse, siç tha ai, “vetëm dy orë më parë janë qëlluar ndaj djemve të kombësisë serbe”.

“Nuk është puna juaj të shqetësoheni për barrikadat në veri, por për të gjithë serbët në Kosovë. Udhëheqja e tyre është e shqetësuar për zgjidhjet politike, për anëtarët e NATO-s që janë organizatorët e gjithë kësaj, dhe jo për sigurinë e vërtetë. Ata janë vetëm një mjet politik në duart e fuqive më të fuqishme perëndimore dhe do të shohim se cila do të jetë përgjigja jonë. Do të presim dhe do të tregojmë se si dhe në cilat vende nuk e mbrojtën jetën serbe”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

You may also like