Vuçiç, falenderim Ukrainës që s’njeh Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti serb Vuçiç tha se vendi i tij do të marrë pjesë në rindërtimin e qyteteve në Ukrainë, shkatërruar nga lufta, a më saktë, nga aleatja e ngushtë e Serbisë, Rusia. Kjo u pohua nga kabineti i Vuçiçit, pasi ai pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Ukrainës, Volodymyr Tolkash.

Vuçiç shprehu keqardhjen e sinqertë për situatën në Ukrainë dhe theksoi se Serbia është e përkushtuar që të respektojë parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve, si një nga parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës, tha kabineti i tij.

Ai shtoi se Serbia është e ekspozuar ndaj qëndrimit joparimor të një pjese të botës kur bëhet fjalë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe falënderoi Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Thënë ndryshe, që Kievi s’njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ritheksoi se Serbia, “në përputhje me politikën e saj konsistente, është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe në këtë kuptim i mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë negociatat”, thuhet në kabinet. /tesheshi.com/

 

You may also like