“Vritini, vritini shqiptarët!”/ Pas incidentit me Xhakën në fushë tifozët serbë shpërthejnë në kore raciste

by admin
Spread the love

Me gjithë masat e marra, incidentet në fushë në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës ishin dukshëm të pashmangshme.

Në minutën e katërt shtesë një sherr masiv u regjistrua në fushë, me protagonist Granit Xhakën.

Kaq mjaftoi që tifozët serbë të thërrisnin në kor, ‘Vritini, vritini shqiptarët!’

Në stadiumin Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët.

Shënoi i pari Shaqiri, por shpejt përmbysën rezultatin përkohësisht Mitroviç dhe Vlahoviç, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2, duke kaluar Zvicrën në fazën e 1/8-ave në këtë Botëror.


Top Channel

You may also like