Vritet një person në Kavadar

by admin
Spread the love




Një burr i moshës 59-vjeçare ka mbetur i vrarë ngjatë një përleshjeje në grup që ka ndodhur mbrëmë gjysmë ore para mesnate në lagjen Brushansko të Kavadarit.

Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, dyzet e pesë vjeçari H.S. po ashtu nga Kavadari në një përleshje fizike mes disa personave, në të cilën janë përdorur sende të mprehta dhe të forta, e ka goditur me thikë pesëdhjetë e nëntë vjeçari Z.P. i cili më vonë ndërroi jetë në spitalin e Kavadarit.

Disa orë pas vrasjes, rreth orës 04:30, policia e arrestoi të dyshuarin. Lidhur me ngjarjen në Stacionin policor Kavadar është zhvilluar bisedë me S.A (37), A.A (63), A.M (42) dhe J.H (19), të gjithë nga Kavadari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga MPB.


You may also like