Vrasje në tentativë në Sllatinë, policia gjen 6 gëzhoja në vendngjarje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Sllatinë rreth orës 04:27.

Policia e Kosovës njofton se atje disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësua lëndime trupore e më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia shton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë

VRASJE NË TENTATIVË

Sllatine, Fushë Kosovë 22.10.2022 – 04:27. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime.

You may also like