Vrasja në Peqin/ Autorët u “tradhtuan nga bashkëpuntorët”, çfarë po verifikohet

by admin
Spread the love

Autorët e vrasjes së 35-vjeçarit, Albi Bashaliu, në fshatin Gjoçaj të Peqinit dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët, të cilët pas ekzekutimit dhe djegies së makinës duhet t’i largonin nga vendi i ngjarjes.

Sipas abc news tashmë grupi hetimor po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk i kanë pritur ekzekutorët për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes por i lanë në baltë.

Kja qenë kjo situatë që ka bërë që autorët pasi vranë të riun të përdorin automjetin e tij për t’u larguar nga vendngjarja pa lënë gjurmë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri një Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, të mëngjesit të sotëm. Pak minuta pas policia gjeti të djegur edhe një makinë e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.
Pas vrasjes banorët i kanë parë autorët të nisen në drejtim të Rrogozhinës, ndërsa autoritetet po kryejnë kërkime për kapjen e tyre.

You may also like