Vrasja në Lucern të Zvicrës: Djaloshi ishte i pafajshëm, arrestohen shtatë persona

by admin
Spread the love

Nuk dihet shumë për vrasjen që ndodhi në pikën e karburanteve në Geuensee LU. Ajo që familja e të vrarit Ardit N. (20) ka mësuar, është jashtëzakonisht brutale: Autorët ishin të armatosur me thika dhe gurë. Ndërkohë, tashmë shtatë persona janë në paraburgim.
Policia e Lucernit po punon për të hetuar krimin e përgjakshëm në pikën e karburanteve Avia në Geuensee LU. Grupi i të burgosurve po rritet në mënyrë të vazhdueshme: Ndërkohë, shtatë persona – një irakian, një zviceran dhe pesë persona nga Siria, përfshirë një grua – janë paranurgosur.

Në disa vende rreth vendit të krimit ka video kamera. “Vlerësimi i materialit të sekuestruar të regjistrimit po kryhet për momentin”, thotë zëdhënësi i policisë Simon Kopp për “Blick”, transmeton portali Shtegu. Aktualisht nuk mund të thuhet asgjë për motivin dhe sfondin. Një person është ende në spital.
Një gjë është e sigurt: të shtunën ndodhën skena mizore në pikën e karburanteve në Geuensee LU: Mbi dhjetë persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra e sulmuan njëri -tjetrin me objekte të ndryshme pak pas orës 19.00. Në fund, 20-vjeçari kosovar Ardit N. nga Kantoni i Lucernit mbeti i vrarë. I riu në fakt donte të dilte vetëm për disa orë.
Ali N. (49), xhaxhai i viktimës, të hënën deiklaroi për Blick: “Trupi i Arditit është ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nuk kemi mundur ta shohim akoma. Shpresojmë që kufoma të lirohet së shpejti në mënyrë që t’i themi lamtumirë dhe ta varrosim në atdheun e tij, në Kosovë”.

Ajo që familja di për vdekjen e Ardit N. është jashtëzakonisht brutale: “Ne e dimë vetëm se ai u vra me një thikë në pjesën e sipërme të trupit. Por me sa duket, autorët thuhet se kanë përdorur gurë dhe një çekiç – ne nuk e dimë nëse janë përdorur edhe ndaj Arditit”.
Arditi ka lënë prindërit, dy motrat e vogla dhe një vëlla. “Prindërit e Arditit janë në gjendje të keqe”, thotë xhaxhai.

Veçanërisht e rëndë: Djaloshi i vrarë në të vërtetë ka dashur të ndërmjetësojë dhe ta zgjidhë mosmarrëveshjen në vendin e krimit, është e bindur familja e tij. “Me sa duket ai thjesht donte të ndërhynte dhe u bë një viktimë e pafajshme”.

Dhjetëra miq dhe të afërm që erdhën në vendin e krimit të hënën për të vënë lule dhe qirinj, gjithashtu besojnë në këtë teori. “Unë nuk mendoj se është bërë fjalë për para apo drogë. Arditi nuk ishte objektivi, ai u bë një viktimë e pafajshme”, thotë dikush. Mijëra fjali ngushëllimi mund të lexohen gjithashtu në internet. “Ngushëllimet e mia dhe shumë forcë dhe guxim nga familja dhe të gjithë ata që kanë mbetur pas”, është njëra prej tyre.

You may also like