Vrasësi që nuk tregoi kurrë ku është trupi i bashkëshortes lirohet nga burgu në Britani (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një vrasës i dënuar që nuk tregoi kurrë vendndodhjen e trupit të bashkëshortes së tij të ndjerë, është liruar së fundmi në Britani pasi kaloi 25 vjet prapa hekurave.

Russel Causley u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes Carole Packman, e cila ishte zhdukur pa asnjë gjurmë nga shtëpia e familjes në vitin 1985.

Causley raportohet së fundmi se është liruar një herë në 2020 pasi kaloi më shumë se 23 vjet në burg, por ishte burgosur përsëri pas shkeljes së kushteve të lirisë së përkohshme.

Vrasësi ishte në faqet e para të gazetave në fund të vitit që shkoi kur mbajti një seancë publike ku kërkonte lirinë me kusht.

Në fund të muajit që shkoi gjyqtarët vendosën se ai mund të lirohet përsëri.

Zonja Packman u zhduk nga shtëpia e familjes në Bournemouth në jug të Britanisë në qershor  1985, një muaj pasi Causley kishte nisur të shoqërohej me një tjetër grua.

Trupi i saj nuk është gjetur kurrë edhe pasi Causley u shpall fajtor për vrasjen e saj.

Vrasësi u zbulua gjithashtu se tentoi të inskenonte vdekjen e vet si pjesë e një mashtrimi sigurimesh në vitin 1993, për të cilën u burgos në vitin 1995.

Pas gjyqit të tij policia rihapi çështjen e zhdukjes së zonjës Packman.

“Ne e dimë se është një kohë e vështirë për familjen e Carole Packman por Russell Causley do të mbetet në mbikqyrje për gjithë jetën, dhe do të thirret sërish në burg nëse thyen kushtet strikte të lirisë”, tha një zëdhënes i drejtësisë britanike.