“Vrapimi i Marsit – Izbica 147”, në përkujtim të Masakrës së Izbicës (VIDEO)

by admin
Spread the love

“Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një ngjarje e munguar për vite me radhë në atë zonë, që tani më qysh nga edicioni i parë është parë dëshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marrë pjesë dhe për ta begatuar atë.

Gara po ashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovojë vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj aktiviteti.

Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 26.03.2023 në Izbicë.

You may also like