Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë edhe në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al

You may also like