Voziste me patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet 35-vjeçari nga Gostivari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




SPB-Tetovë njofton se në orët e para pas mesnatës është arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari pasi i një p drejtonte makinën me patentë shoferi të falsifikuar.
“Pjesëtarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të kabinës së pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës”.

“Ai është arrestuar për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.


You may also like