Votimi dhe regjistrimi në Veri/ BE-ja thirrje Listës Serbe – shqyrtoni vendimin për bojkotin! – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian I ka bërë thirrje Listës Serbe që të shqyrtoj vendimin e dy dite më parë  për të bojkotuar votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktual shqiptarë  në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Sipas BE-së është e rëndësishme që serbët të marrin pjesë në këto votime që pastaj tu hapet rruga zgjedhjeve në këto katër komuna.

”Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos merr pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. votimitKjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës.  Ne morëm parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen edhe elektoratit serb të Kosovës dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre politik në kutinë e votimit” – tha Nabila Massarli, zëdhënëse e BE-së.

Sipas saj, megjithëse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk ofruan një zgjidhje politike afatgjatë, pasi bojkoti i serbëve të Kosovës rezultoi në një pjesëmarrje shumë të ulët të përgjithshme.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim” – tha Nabila Massarli, zëdhënëse e BE-së.

 Gjithashtu BE i ka bërë thirrje qytetarëve serbë të veriut  që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, për të cilën lista serbe ka bërë thirrje për bojkot. /tvklan.mk/

You may also like