Voska Sport me 2 gola epërsi në gjysmëfinalen e parë ndaj Makedonija GJ.P – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra e Voska Sport në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës ka krijuar epërsi prej dy golave pasi në stadiumin e qyetit në Ohri mundi Makedonija Gj.P me rezultatin  2-0, që paraqet një epërsi e mirë.

Voska Sport që drejtohet nga trajneri  Srgjan Zaharievski në ndeshejn e sotme ishte superior gjatë gjithë takimit duke krijuar raste të shumta ku rezultati mund të ishte edhe më I thell, por reparti I sulmit realizoi vetë në raste.

Kështu dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe ate një hapsirë kohore brenda dy minutave  së pari shënoi  Medin Bajrami në minutën e 38 me një goditej precise me  kokë, ndërsa vetëm pas një minuti Gjeorgiev  realizoi edhe golin e dytë pë rezultatin 2-0 pë Voska Sport.

Kujtojmë se dje në ndeshjen e pare gjysmëfinaliste  Shkupi dhe Tikveshi luajtë pa  gola 0-0.

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së  kupës janë caktuar  më 17 prill me fillim në ora  15:00, Fituesit  nga  kët  ndeshje  do të përballen në edicionin e  31-të radhë Finalja e Kupës së RMV-së./tvklan.mk

You may also like