Von der Layen: Ma padurim ju presim në BE!

by admin
Spread the love

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen është takuar sonte me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ajo pas takimit ka shkruar me padurim presin që vendi t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian.

“Ashtu siç Maqedonia e Veriut avancon me reformat, ashtu e trason rrugën e vet drejt BE-së. Me padurim presim t’ju themi mirëserdhët, identitetit të juaj të posaçëm dhe gjuhës tuaj, maqedonase”, ka shkruar në Tuitter, von der Layen, transmeton SHENJA.

Në takim, siç njoftuan nga kabineti i presidentit, u diskutua për procesin e negociatave të anëtarësimit të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe situatën aktuale në rajon.

Në këtë drejtim, u shkëmbyen informacione për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe për dinamikën e zbatimit të reformave.

Në takim u bisedua për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat, si dhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj politikës të zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MARKETING



You may also like