Voller: Doja Abraham te Leverkusen, por jam i lumtur që zgjodhi Romën

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Romës, Rudi Voller tashmë në nivele drejtuese te Bayer Leverkusen ka bërë publike një prapaskenë të merkatos. Ai dha një intervistë për Il Messaggero ku ndër të tjera zbuloi se përpara se të afronte në skuadër Patrik Schick, ata kërkuan një tjetër lojtarë.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham. Ai tha se tentoi që të afronte Abraham pasi kuptoi se nuk po gjente më hapësira te Chelsea, por megjithatë e mori Roma. Një lëvizje kjo për të cilin Voller është shumë i lumtur.

“Përpara se të blinim Schick ne po ndiqnim Abraham. E dija që ai kishte shumë pak hapësira te Chelsea dhe provova që ta sillje atë te Leverkusen. Megjithatë, në fund e mori Roma, por për këtë gjë jam shumë i lumtur. Ai është një sulmues i shpejtë dhe teknikisht shumë i mirë”. /oversport.tv

Foto: Bayer 04 Leverkusen, Facebook

You may also like