VMRO: “Tregtari zaevist” Dimitar Kovaçevski i jep përparësi tregtisë para interesave nacionale

by admin
Spread the love




VMRO-ja thekson se kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka thënë përparësi tregtisë para ruajtjes së interesave nacionale të vendit.

“Për Kovaçevskin, tregia është në rend të parë. Tregtari Kovaçevski refuzon mundësinë për unitet në çështjen me Bullgarinë. Me refuzimin e dorës së shtruar për unitet nacional do të thotë vetëm një gjë, se tregtari Kovaçevski në vend të koalicionit me popullin është në koalicion me Bullgarinë dhe vazhdon të jetë përfaqësues i zaevizmit”, thekson partia e drejtuar nga Hrisitian Mickoski.

Sipas VMRO-së, Kovaçevski me refuzimin që bën shmang mundësinë që qëndrimet nacionale të forcohen. /SHENJA/

 


You may also like