VMRO: Makineritë janë të teknologjisë së fundit, janë blerë në mënyrë ligjore

by admin
Spread the love

Pas pretendimeve të LSDM-së ka reaguar VMRO-ja, e cila sqaron se makinat e blera nga komunat e Manastirit dhe Velesit janë të teknologjisë së fundit dhe janë realizuar sipas të gjitha normave dhe rregulloreve ligjore. “Makineritë janë të prodhuara nga kompania më e njohur në këtë fushë, GRACO nga SHBA, dhe janë më të mirat në fushën e tyre. Është dezinformatë se një makinë është blerë për 2.950.000 denarë”, ka njoftuar VMRO-ja.

VMRO-ja thekson se është e çuditshme pse LSDM nuk përmend edhe komunat Qendër dhe Strumicë, të cilat po ashtu kanë blerë makineri nga i njëjti prodhues. “Nëse është krim, atëherë duhet të reagojnë edhe për këto komuna, ku kryetarët janë nga partia e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

MARKETING



You may also like