VMRO kritikon LSDM-në dhe BDI-në, na turpëruat edhe në sport – nuk dini të mirëmbani një staduim e lëre të na çoni në BE

by admin
Spread the love

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pas kritikave nga mediat italiane për gjendjen e stadiumit Arena “Todor Proeski” në Shkup, pas ndeshjes e mbrëmshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Nga kjo parti akuzojnë pushtetin që nuk arrijnë dot të mirëmbajnë stadiumin që u ndërtua në kohën e VMRO-DPMNE-së.

“LSDM dhe BDI nuk janë në gjendje të mirëmbajnë barin në një stadium të përfunduar, e lëre më ta çojnë Maqedoninë në BE. Mediat italiane shkruajtën për turpin e autoriteteve që lejuan që Stadiumi Kombëtar të kishte një fushë të rrënuar me gropa dhe bar të tharë. Stadiumi Kombëtar, i cili është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, objekt me të cilin krenohet vendi, është lënë tërësisht pas dore nga LSDM dhe BDI. Një qeveri që nuk është e aftë të ujitë barin me ujë dhe pastaj ta kosit, nuk mund të menaxhojë një dyqan lagjeje, aq më pak një shtet, aq më pak ta futë shtetin në BE. LSD dhe BDI e turpërojnë Maqedoninë në çdo hap. LSD dhe BDI duhet të largohen sa më shpejt.

You may also like