VIDEO/ “Topçinjtë” marshojnë drejt titullit kampion, Arsenal fiton bindshëm ndaj Bournemouth

by admin
Spread the love

Duket se humbja e titullit kampion në fundin e sezonit të shkuar i ka pjekur shumë. “Topçinjtë” e Arsenal po regjistrojnë fitore pas fitoreje, në elitën e futbollit anglez, të Premier League, teksa “viktima” e radhës ishin “Qershitë” e Bournemouth, me djemtë e teknikut, Mikel Arteta, që fituan me rezultatin e thellë, 3 me 0, në “Emirates”.

Një gol, në pjesën e parë, nga “fantazisti”, Bukayo Saka, me anë të një 11-metërshi, si dhe rrjetat e Leandro Trossard e Declan Rice, në mintuat 70’ e 97’ mjaftuan për të siguruar një fitore të madhe, ndaj një kundërshtari, i cili ka bërë goxha mirë këtë sezon, sidomos në sfidat ndaj skuadrave të mëdha.

Kështu, falë këtij rezultati, skuadra e Arsenal ngjitet në kuotën e 83 pikëve, plot 4 pikë më shumë se “Qytetarët” e Manchester City, të cilët do të përballen në mbrëmje me “Ujqërit” e Ëolves, ndërsa “Qershitë” e Bournemouth kanë arritur të grumbullojnë 48 pikë, duke u pozicionuar kështu në vendin e 10-të të renditjes. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

You may also like