VMRO-DPMNE: Pendarovskit për referendumin ia kanë tërhequr vërejtjen nga Qeveria

by admin
Spread the love




VMRO DPMNE-ja e ka quajtur sjellje bipolare politike ndryshimin e qëndrimeve të Presidentit për referendumin sipas tyre. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Dimçe Arsovski thotë se Pendarovski ka ndryshuar qëndrim pasi i kanë tërhequr vërejtjen nga Qeveria.

“Ndryshim drastik i qëndrimeve dhe sjellje politike bipolare në vetëm disa ditë, mund të karakterizohet si papjekuri për marrje të qëndrimit për çështje të mëdha dhe të rëndësishme politike. Referendumi për këtë çështje nuk është dëshirë e Pendarovskit të mbahet ose jo por obligim moral i një presidenti serioz të shtetit që duhet të shkojë me një vijë me qytetarët. Rasti me Pendarovskin shihet qartë se i kanë dredhur krahun nga Qeveria dhe më pas duhej të deklarohet dhe ta thotë atë që ia kanë kërkuar nga Qeveria dhe ta ndryshojë qëndrimin e tij”, ka deklaruar Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE. /SHENJA/

 


You may also like