VMRO: A janë “petarda” evropiane ato të Drin Ahmetit?

by admin
Spread the love

Pas lajmit për arrestimin e nipit të Ali Ahmetit, pronarit të Soravijës, për kontrabandim me mjete piroteknike, ka reaguar VMRO DPMNE-ja opozitare.

Ata pyesin se, duke marrë parasysh se Ahmeti është nga “koalicioni evropian”, mjetet piroteknike të kontrabanduara nga nipi i tij Drini a janë edhe evropiane? “Duke marrë parasysh faktin se Ali Ahmeti është nga “koalicioni evropian”, dhe sonte milioneri Drin Ahmeti, përveç blerjes së Soravia-s, mësojmë se ka bërë kontrabandë fishekzjarre, do të pyesnim nëse mjetet piroteknike ishin evropiane, nga cili shtet evropian ishin sjellë, nëse tingulli që lëshojnë është europian dhe kanë vënë në dijeni Komisionin Europian për këtë reformë të tyre me mjete piroteknike”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

MARKETING



You may also like